Rritet çmimi i cigareve dhe pijeve alkoolike
Ministri i Financave Zoran Stavreski thotë se do të ketë një rritje të çmimit të cigareve dhe pijeve alkolike. Kjo rritje e çmimeve do të vijë në mënyrë shumë graduale dhe vjen si pasojë e akcizës për shkak të nevojës për harmonizim të saj me rekomandimet evropiane.

"Do të ketë harmonizim të një pjese të akcizës me rekomandimet e Bashkimit Evropian. Por duke pasur parasysh se standardi në Maqedoni nuk lejon harmonizim të plotë, që do të thotë një rritje të konsiderueshme të akcizës, prandaj shkojmë gradualisht dhe me dinamikë me qëllim që të ketë pasoja sa më të vogla për ato kategori. Bëhet fjalë për duhanin dhe pijet alkoolike", tha Zoran Stavrevski. /albeu.com/
Shtuar më 30/05/2013, ora 12:39

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori