Rritet bashkëpunimi me Shqipërinë
Së shpejti në Tiranë dhe në Shkup pritet që të hapen Qendra kulturore informative.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në seancën e fundit ka miratuar informacionin për ngritjen e procedurë për nënshkrimin e Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për themelimin e një Qendre Kulturore InformativeRepublikës së Maqedonisë në Tiranë dhe Qendër Kulturore InformativeRepublikës së Shqipërisë në Shkup.

Zëdhënësi i Qeverisë Muhamet Hoxha në pres konferencën e rregullt të Qeverisë theksoi se Promovimi dhe afirmimi i kulturës në vend dhe jashtë saj paraqet prioritet për Qeverinë dhe Ministrinë e Kulturës.

“Me themelimin e Qendrës Informative KulturoreRepublikës së Maqedonisë në Tiranë dhe Qendër Kulturore InformativeRepublikës së Shqipërisë në Shkup presim që edhe më tej të rritet bashkëpunimi mes dy shteteve, të thellohet bashkëpunimi kulturor dhe të krijohen kushte që punëtorët dhe institucionet e kulturës e të dyja vendeve ta prezantojnë pasurinë e tyre si në Shqipëri ashtu edhe në Maqedoni. Njëkohësisht, me këtë vendim vazhdohet praktika e thellimit dhe avancimit të bashkëpunimit bilateral mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Shqipërisë”, tha Hoxha.

Ai më tej u shpreh se Republika e Maqedonisë deri tani ka hapur dy qendra kulturore një në Nju Jork dhe tjetrën në Sofje, dhe krahas këtij vendimi për Qendër Kulturore Informative në Tiranë në vazhdimësi është edhe procedura që të nis me punë edhe Qendra Kulturore Informative në Stamboll./


Shtuar më 20/04/2018, ora 14:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori