Kutitë e fundit, këto qarqe pritet të shpallin sot fituesit

Vijon numërimi i fletëve të votimit në të gjitha qarqet e vendit, ku paraprakisht disa zona kanë përfunduar numërimin.

Bazuar në shifrat e publikuara sot pritet që të mbyllin numërimin qarqet: Elbasan; Fier; Kukës; Berat dhe Gjirokastër.

Sipas të dhënave, Elbasani ka numëruar 414 nga 511 kuti; Fierit i kanë mbetur edhe 140 kuti; Kukësi ka edhe 4 kuti pa ‘lexuar’; Berati 45. Ndërsa Gjirokastra vetëm 30 të tilla.


Shtuar 26.04.2021 19:30