Rrëzohet nga motorri një vajzë nga Tetova
Pëlqej
Dje rreth orës 14:20, në rrugën “Ivo Lola Ribar”, përpara udhëhëkryqit me rrugën “Potoçka”, një motorr “Kavasaki”, pa targa, i drejtuar nga F.H. (24) nga Tetova, me vendbanim në fshatin Sellcë, ka dalë nga rruga dhe ka goditur një gardh, informon policia.

Nga goditja, është plagoset bashkudhëtarja në motorr D.H. (18) nga fshati Sllatinë.

Ajo, me një automjet tjetër është dërguar në Qendrën Klinike në Tetovë dhe pas dhënies së ndihmës mjekësore është mbajtur për mjekim të mëtutjeshëm.

Mësohet se SPB Tetovë ka bërë ekspertizë në vendin e ngjarjes.
Shtuar më 09/08/2018, ora 11:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori