Rrëzohet "mjelma" ruse, bombarduesi i frikshëmn bie në Arktik
Një avion bombardues rus është rrëzuar në veri-perëndim të Rusisë për shkak të stuhisë së dëborës.

Dy anëtarë të ekuipazhit humbën jetën në vend, kurse dy të tjerë kanë mbetur të plagosur dhe u dërguan në spital.

Lajmi është bërë i ditur nga Ministria ruse e Mbrojtjes, e cila konfirmoi gjithashtu se avioni nuk kishte armë në bord në momentin e përplasjes.

Zyrtarët rusë thanë se stuhia që goditi avionin bombardues është tepër e rrezikshme dhe e rrallë, që ndodh kryesisht në zonat e Arktikut. Është pothuajse e pamundur që të parashikohet, dhe përkeqësohet shumë shpejt.

Avioni që u rrëzua është i llojit Tupolev Tu-22M3. Ai është avion bombardues supersonik me rreze të gjatë dhe mund të mbajë raketa bërthamore. Ky model avionësh ka dalë për herë të parë në qarkullim në fund të viteve ’80.

Këto avionë janë quajtur edhe "mjelmat" e bardha për shkak të ngjyrës së tyre.
Shtuar më 22/01/2019, ora 15:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori