Mësuesi britanik tronditet nga ajo që gjen në mur, kukulla ka një mesazh të frikshëm

Një mësuesi i shkollës fillore i është kërkuar të largohet nga shtëpia e tij e re pasi gjeti një kukull me një shënim rrëqethës të fshehur në një mur.

Jonathan Lewis, 32 vjeç, kishte kryer disa riparime në shtëpinë e tij të re kur ai goditi nëpër mur për të hetuar se nga vinte një tel që varej në dhomë.

Teksa hapi një vrimë ai gjeti një kukull lecke brenda murit, e ulur në një karrige të vogël prej druri dhe kishte gërsheta të verdha. Kukulla kishte një copë letre të palosur në prehër me një mesazh rrëqethës.

“I dashur lexues, faleminderit që më lirove! Emri im është Emily. Pronarët e mi origjinalë kanë jetuar në këtë shtëpi në vitin 1961. Nuk më pëlqyen, ndaj duhej të shkonin. Gjithçka që ata bënë ishte të këndonin dhe të gëzoheshin. Ishte e neveritshme. Goditja me thikë ishte zgjedhja ime e vdekjes për ta, kështu që shpresoj të kesh thika. Shpresoj të fle mirë.”-shkruhej në letër.

Ai tha se e dinte që kishte një zbrazëti nën shkallët që ishin ngjitur me suva por kurrë nuk ja merrte mendja se do të gjente një kukull me një letër të tillë.

Kishte një tel ku pronarët e mëparshëm kishin frigoriferin, por unë nuk e dija se ku ishte futur teli, kështu që godita një pjesë të kartonit të gipsit për të parë se çfarë kishte atje. Trokita nëpër një vrimë sa një grusht, ndeza një dritë dhe aty ishte ulur një kukull”.-tha ai.

Jonathan sapo ishte zhvendosur në shtëpinë në Walton, Liverpool dhe pavarësisht këshillave nga miqtë e tij, mësuesi këmbëngul se nuk do të largohet nga shtëpia.