“Më pëlqen të shoh zjarrëfikësit kur i shuajnë”, 10-vjeçari flet “troç” pasi i vuri flakën pemëve

Një rast i pazakontë ka ndodhur në Greqi. një 10-vjeçar është arrestuar në Lesbos me akuzën e zjarrvënies.

Sipas ANT1, 10-vjeçari ka pranuar se i ka vënë flakën dy pemëve në zonën e Agia Kyriaki.

Megjithatë edhe më tronditëse është përgjigjja e tij kur është pyetur nga policia se pse i ka vënë zjarrin pemëve.

“Sepse më pëlqen të shoh zjarrfikësit që i shuajnë”, është përgjigjur ai.

Hetimet po vijojnë, ndërsa rastin e ka marrë përsipër Prokuroria për të Mitur