RREZIKU/ Këto janë raketat ruse S-300 që kërcënojnë qiellin e shqiptarëve (FOTO LAJM)

Ballkani është futur tashmë në një garë armatimesh, e cila është vlerësuar se kërcënon seriozisht paqen në këtë rajon të trazuar dhe që nuk ka gjetur qetësi për shekuj me radhë.

Pas vendosjes së një baze ruse në Luginën e Preshevës, serbët po këmbëngulin që të blejnë nga ky shtet edhe sistemin e avancuar të raketave kundër-ajrore S-300, të cilat janë një kërcënim i madh edhe për vetë avionët e NATO-s. Nuk janë ende të qarta arsyet se përse serbët nuk i kanë blerë ende këto raketa, por është fakt se nëse i sigurojnë ato do të përbëjnë një kërcënim të madh për çdo gjë që fluturon mbi hapësirën ajrore të Kosovës, Shqipërisë dhe trevave shqiptare në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Kroatët janë të parë që po i përgjigjen armatosjes së serbve duke blerë armë të ndryshme nga SHBA-të. Kroacia është shteti më i fuqishëm ushtarak në rajon dhe pas saj vjen Serbia. /Albeu.com/
Shtuar më 08/10/2016, ora 17:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori