Barcelona, Jordi Cruyff: 99% e njerëzve nuk e kuptojnë fair-play financiar spanjoll

Jordi Cruyff, kreu i zonës sportive të Barcelonës, i dha një intervistë gazetarit Guillem Balague përpara samitit të  trashëgimisë të Cruyff, të raportuar nga “Mundo Deportivo”.

“Barcelona ka një magnet, është e bukur. Ju mund ta shihni krenarinë në sytë e lojtarëve kur kanë mundësi të firmosin për Barcelonën dhe kjo ka ndihmuar shumë për të konkurruar me klube me buxhete më të mëdha dhe paga më të mira.

Ata donin të nënshkruanin për Barcelonën dhe ne u jemi shumë mirënjohës këtyre lojtarëve sepse, më besoni, ata kishin oferta më të mira se e jona dhe megjithatë, ata zgjodhën të ndiqnin ëndrrën e tyre për t’u bërë pjesë e historisë.

Vura re që 99% e njerëzve nuk e kuptojnë fair-play financiar në Spanjë. Është diçka që nuk do ta kuptoni, pasi është komplekse. Edhe kur ke para nuk i shpenzon dot. Lajmet që kanë dalë për ne nuk janë shkruar me kujdes dhe saktë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 13.09.2022 11:36