Rrëmujë në Tiranë: Vuçiç, Vuçiç jashtë nga Shqipëria (FOTO LAJM)

Tensionohet situata në bulevard ku Vetëvendosje dhe qytetarë të thirrur nga kjo forcë po protestojnë kundër vizitës së Presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiç në Tiranë dhe kundër kreut të serbëve të Bosnjës, Milorad Dodik.

Qytetarët kanë tentuar të hyjnë në bulevard dhe të marshojnë drejt sheshit Nënë Tereza por janë shtyrë me forcë nga policia. Protestuesit kanë akuzuar policinë se po bëhet palë me serbët.

“Vuçiç, Vuçiç jashtë nga Shqipëria”-shprehen protestuesit.
Shtuar më 08/05/2019, ora 19:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori