Rrëzohet ura, dhjetëra turistë mbeten të bllokuar në Prilep
Pëlqej
Dhjetëra turistë nga Prilepi kanë mbetur të bllokuar në fshatin Storvija, pasi sot është rrënuar ura në afërsi të fshatit Gostrazhni.

Sipas mediave maqedonase, Komuna e Dollnenit ka dërguar mekanizëm për sanimin e dëmeve, por nuk dihet sa kohë do të duhet që të rregullohet ura dhe autobusët e turistëve të kalojnë në anën tjerët.

Rasti është paraqitur edhe në polici dhe zyrtarët nga stacioni policor Ropotovo, kanë dalur në terren.

Vendasit rastin e kanë raportuar edhe në shtabin e krizave në Prilep, por siç thonë, nuk kanë marrë asnjë ndihmë deri tani. /albeu.com/
Shtuar më 11/02/2018, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori