Rrëfimi rrënqethës i babait të vajzës që vdiq ditën e dasmës
Pëlqej
Babai i vajzës që vdiq pikërisht në ditën e dasmës, me lot në sy ka rrëfyer tragjedinë e asaj dite.

Në vend të një dasme të madhe të planifikuar nga të dyja familjet, dita përfundoi me një varrim tragjik.

23 vjeçarja Arjeta Mehmeti papritmas ndërroi jetë në ditën e dasmës së saj nga një atak kardiak, raporton Koha.

“Jam baba i pesë fëmijëve – një djalë dhe katër vajza, njëra nga ato na braktisi, shkoi pa lamtumirë, edhe pse të dielën duhej të ishte nuse. Ashtu e ka patur fatin – gjithçka të jetë gati, ndërsa Arjeta ime të mos veshë fustanin e nusërisë” tregon Memedaliu Mehmeti, duke kujtuar bijën e humbur me mall, trishtim dhe pikëllim.

Babai thotë se të dielën ka qenë në Xhami për namazin e zakonshëm të mëngjesit. Është kthyer rreth orës gjashtë. Bashkëshortja e ka paralajmëruar se diçka nuk është në rregull me vajzën e tyre.

Ai tregon më tej dhe tmerrin, teksa e ka çuar në spitalin e Tetovës, Arjetën, e cila fatkeqësisht nuk arriti më të jetojë. /albeu.com/
Shtuar më 06/08/2014, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori