Rrëfimi i të penduarit: Si shqiptarët nga Maqedonia eliminuan bosin e mafies kalabreze

Pëlqej
Një klan mafioz kalabrez në Vibo Valentia ka përdorur vrasës shqiptarë për të eliminuar 1 figurë të rëndësishme të një klani rival.

Kjo zbulohet nga një rrëfim i një vrasësi italian, i cili tanimë ka marrë statusin e të penduarit. Nicola Figliuzzi, 27 vjeç, tashmë po bashkëpunon me hetuesit e Anatimafian e Catanzaro-s.

Lidhur me vrasjen e Francesco Scrugli-t, ngjarje e ndodhur në Vibo Marina, në lagjen “Pennello”, në Mars 2012, ku u plagosën edhe dy të tjerë që ishin me viktimën: Raffaele Moscato e Rosario Battaglia, Nicola Figliuzzi thotë:

“Ekzekutorët e vrasjes së Scrugli-t ishin Uras (Mauro, maqedonas) dhe Ibrahimi (Arben, maqedonas me origjinë shqiptare i akuzuar për disa krime) nëse mbaj mend mirë...”

Bëhet fjalë për 2 vrasës (i dyti i kaluar në mesin e bashkëpunëtorëve me drejtësinë) të punësuar nga klani “Patania” i lidhur me ‘Ndrangheta-n’ për të eliminuar rivalët.

Francesco Alessandria (një tjetët vrasës) shoqëronte gjithmonë killerat shqiptarë si dhe Urasin me makinë, të cilët i morri në Pizzo. Patania-t kishin një shtëpi në Pizzo, të cilën ia vunë në dispozicion shqiptarëve për vrasjen, e aty kam fjetur edhe unë....”

























Shtuar më 24/11/2017, ora 13:26

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori