Rrëfimi i të burgosurit në rastin "Monstra": Si i kalova 200 ditë në një dhomë 2 metra katror
Pëlqej
Ai nuk flet dot, pasi u quajt "vrasës".

Në një dhomë të errët, me duart e lidhura dhe me pranga në duar, si dhe përballimi i disa seancave rresht gjyqësore, e kanë bërë atë të përjetojë tmerre.

Rami Sejdiu kishte ëndërra, porsi dhe çdo i ri.

Ai kishte marrë me qira një objekt dhe punonte aty si mekanik, me përkushtim të madh, por se gjithçka iu përmbys më 1 maj 2012-të.

Atë ditë, forca të mëdha policore, ia rrethuan shtëpine dhe e arrestuan.

“Nuk flej dot. Vetëm dy orë, maksimumi tre orë gjumë bëj”, ka thënë ai për "Lajm".

Ai tregon më tej se është bombarduar me poshtërime, sidomos nga mediumet maqedonase.

Mediumet maqedonase na bombardonin nga të gjitha anët. Nuk thoshin të dyshuar, por vrasësit. Imagjinoni, të të akuzojnë dhe të të quajnë vrasës kur ti nuk ke bërë asgjë”, ka shtuar Ramiu./albeu.com/

Shtuar më 06/08/2014, ora 15:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori