Rrëfimi i 16-vjeçarit që u nis për të luftuar në Siri (VIDEO)
Një 16-vjeçar nga Vitia me inicialet D.I ka treguar historinë e tij, sesi kishte vendosur tiu bashkohet grupimeve radikale në shtetin sirian.

Djaloshi kishte vendosur ta lërë edhe shkollën, me qëllim që të shkonte të luftojë.

I riu ka rrëfyer për Tv Rrokum se përmes Facebook, ka rënë në kontakt me disa persona, që kishin kontakte me luftëtarët shqiptarë në Siri.

"Me këta persona kam nisur të komunikoj përafërsisht para dy muajsh në Faebook. Kryesisht ka qenë interesimi im se si të shkoj në Siri” ka deklaruar D.I për oficerët e policisë, kur u kap në aeroportin "Adem Jashari" në Prishtinë, ku kishte tentuar të ikë në Stamboll, e prej andej në Siri.

I riu ka rrëfyer se në fakt nuk e dinte se ka grupe radikale që e përdorin fenë dhe se kishte rënë pre e propagandës së tyre, pasi besonte vërtetë në fe dhe kishte nisur ta praktikonte atë që në moshën 14-vjeçare.

Djaloshi është shprehur se jeton me gjyshen dhe me vajzën e kunatit të gjyshes në kushte të vështira ekonomike. /albeu.com/
Shtuar më 23/09/2014, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori