Rrëfim/ Kur vdiq Almiri, nëna ishte në dhomën tjetër të spitalit
Vdekja e Almirit 4-vjeçar nga Kumanova ka tronditur jo vetëm familjen e tij, por edhe të afërmit e tij e më gjërë. Përkundër deklaratave piklluese nga ana e familjes Aliu lidhur me rastin e fundit, asaj që nuk ja dëgjuam zërin ende është nëna e Almirit.

Çfarë ndodhi me të? Çfarë po përjeton ajo..? Sigurisht që përgjigjet i dijmë pak a shumë të gjithë ne. Një e afërme e familjes Aliu, Saime Aliu, ka treguar për Lajm situatën që po mbizotëron në famijen e Almirit, e konkretisht gjendjen e nënës së tij.

"Boll keq po përjetojnë. Pas ndodhisë, edhe Almiri edhe Mixhiverja (nëna e Almirit) ishin në spital. Ajo kur ka vdekur Almiri ka qenë në dhomën tjetër të spitalit, dhe pas atij momenti ende është nën ndikim e tabletave qetësues.Përndryshe, kush e di se si do ta kishte përjetuar këtë rast?! Nëna e Almirit, zonja Mixhivere Aliu ndonëse e re në moshë, rreth të 37-ave, një zonjë e bukur dhe elegante është shkatërruar pas vdekjes së papritur të djalit të saj. Përkundër asaj, ajo ende po i vuan lëndimet serioze të shkaktuara nga goditja (me makinë) nga psikopatit Bojan Iliç. Këmbët i ka shumë keq, dhe e shtypur në të gjithë trupin…”, shtoi me keqardhje znj. Aliu.

Famijla Aliu dhe të afërmit thonë se nuk ka ndonjë denim që mundë ta mbulojë atë që bëri maqedoniasi Bojan. "E dijmë se në shtetin tonë si shkon drejtësia, por prap shpresojmë që atij të pashpirti ti jepet denimi i merituar. Edhe pse. nuk ka ndonjë denim që mundë ta mbulojë atë që ka bërë ai",e ka mbyllur fjalën e saj Saime Aliu e afërme e familjes Aliu. /albeu.com/
Shtuar më 04/07/2016, ora 09:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori