Rrahje në grup mes shqiptarëve dhe maqedonasve
Pëlqej
Tjetër incident mes shqiptarëve dhe maqedonasve në Maqedoni. Mësohet se nxënësit shqiptarë nga fshatrat Studeniçan, Morane, Batincë që mësojnë në shkollën e mesme "Vlado Tasevski" janë sulmuar dhe rrahur brutalisht nga një grup huliganësh që u janë drejtuar atyre në gjuhën maqedonase, në bulevardin "Brigada e Tretë e Maqedonisë". "Almakos" bën të ditur se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme dhe sulmuesit kanë përdorur shufra metalike dhe kanë gjuajtur me gurë. Nxënësit e rrahur janë dërguar menjëherë në spitalin e qytetit të Shkupit. Forca të shumta policore kanë rrethuar lagjen Aerodrom për disa orë. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2013, ora 11:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori