Rrahje mes shqiptarëve dhe maqedonasve, 3 të lënduar
Një incident i karakterit ndëretnik me pasojë disa të lënduar ka ndodhur sot në autobusin nr. 22, ka denoncuar deputeti i Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë, Jani Makraduli, gjatë fjalimit të tij në Kuvendin e Maqedonisë ku po shqyrtohet nisma për votëbesimin e Qeverisë.

Agjencia e Lajmeve "Zhurnal" ka konfirmuar këtë rast përmes autoriteteve policore, të cilat nuk kanë mundur ta cilësojnë karakterin e incidentit.

Zëdhënësi i MPB-së, Borçe Peshevski, ka deklaruar se mesditën e sotme dy grupe të rinjsh janë konfrontuar fizikisht në autobusin nr. 22 që qarkullon drejt lagjes Vllae.

Nga incidenti kanë pësuar tre persona, mes tyre një grua dhe një i mitur.

Të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në Spitalin 8 Shtatori, kurse Policia ka arritur të arrestojë disa nga agresorët. /albeu.com/
Shtuar më 05/10/2012, ora 14:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori