Rrahje masive në Gostivar
Pëlqej
Një rrahje masive ka ndodhur dje pasdite në fshatin Gjenovicë të Gostivarit.

Mësohet se për shkak të keqkuptimeve, dy grupe janë përleshur fizikisht me njëri-tjetrin.

Policia ka informuar se në këtë incident është lënduar edhe një 76-vjeçar, pjesëtari më i vjetër në këtë përleshje.

Për shkak të plagëve të marra, i moshuari është dërguar në Qendrën Klinike të Shkupit, njofton Tetova Sot.

Forcat policore kanë thënë se po hetohet rasti dhe është ngritur padi ndaj pjesëmarrësve në rrahje. /albeu.com/
Shtuar më 20/08/2014, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori