Rrahje masive në Bit Pazar, tifozët e Vardarit shkatërrojnë gjithçka që u del para (FOTO)

Para pak çastesh ka ndodhur një sherr masiv në afërsi të tregut të Bit Pazarit. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për përleshjen e tifozëve të Vardarit me gjithçka që u ka dalë përpara.

Incidenti ka ardhur pasi tifozët e Vardarit të dëshpëruar nga humbja e madhe që ka pësuar ekipi i tyre Vardari nga Real Sociedat 0:6, kanë sulmuar çdo gjë që kanë gjetur para tyre, duke thyer dhe demoluar edhe autobusët urban, por kanë sulmuar edhe personat që kanë hasur në rrugë. Raportohet edhe për të lënduar, megjithatë numri i saktë i tyre nuk dihet akoma, njofton Alsat-m.

Për të qetësuar situatën kanë ndërhyrë edhe forcat speciale, ndihma e shpejtë dhe zjarrfikësit. /albeu.com/



Shtuar më 19/10/2017, ora 22:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori