Pse Bajram Bega kandidat për President? “Zbërthehet” Rama

Kryeministri Edi Rama ka treguar pse është zgjedhur Bajram Bega si kandidat për President të Republikës.

Sepse është shëmbëlltyra e ati normaliteti, e asaj qytetarie, e sensit të shërbimit ndaj vendit dhe njerëzve të këtij vendi për të cilin ajo zyrë ka një nevojë urgjente. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm është një nga kandidaturat e propozuara nga Grupi Parlamentar i PS. Unë nuk kam qenë ndër propozuesit dhe më vjen shumë mirë që diskutimi i sotëm i kryesisë ishte një diskutim i hapur me shumë debat në një frymë shumë pozitive dhe me shumë sens përgjegjësit, gjë për të cilën kemi shumë nevojë në mbledhjet tona të brendshme. Më vjen shumë mirë që një pjesë e kolegëve të kryesisë janë zhgënjyer pozitivisht. Ne do të zgjedhim Presidentin e Shqipërisë në seancën e ardhshme dhe jemi të qetë që kemi kaluar në një proces ku ne e kemi dhënë disponilitetin tonë të plotë”, është shprehur Rama./albeu.com/