Rompuj nuk foli për Maqedoninë
Faktori kyç për reforma është procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Madje viti 2013 është i mirë për zgjerimin e Ballkanit ka thënë presidenti i Këshillit Evropian Herman van Rompuj në fjalimin e tij para ambasadorëve të vendeve anëtare të BE-së.

“Kroacia u bë vendi i 28-të i BE-së, marrëveshja Beograd – Prishtinë e ka zgjidhur procesin e anëtarësimit të Serbisë drejt BE-së, kurse e ka sjellë edhe Kosovën më afër BE-së. Me këtë marrëveshje është kthyer faqja për të mirë dhe shpresoj se ajo do të shkaktojë një dinamikë pozitive gjithandej në këtë rajon”, tha presidenti i Këshillit Evropian.

Rompuj nuk e përmendi në mënyrë të thuktë Maqedoninë, por ka folur për marrëdhëniet e BE-së me Rusinë, Kinën, Afrikën, SHBA-të dhe vendet e treta. /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 11:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori