Romët e Maqedonisë e Serbisë rrezikojnë vizat
Pëlqej
Çarshia e Shkupit
Pjesëtarët e komunitetit rom nga Maqedonia dhe Serbia rrezikojnë liberalizimin e vizave, pas fluksit të shtuar për kërkim të azilit në vendet e BE-së.

Mediat gjermane kanë shprehur shqetësimet lidhur me valën e shtuar të azilkërkuesve nga këto dy vende të rajonit, me ç`rast është piketuar se bëhet fjalë kryesisht për pjesëtarë të komunitetit rom.

Sipas gazetës “Shpigel”, numri i kërkesave të azilkërkuesve rom nga Maqedonia nga 107 kërkesa, në muajin tetor është rritur në 530 kërkesa, ndërsa romët nga Serbia janë edhe në numër më të madh, duke arritur një shifër prej mbi 800 kërkesave për azil në Gjermani.

Për shkak të kësaj gjendje shqetësuese, autoritetet gjermane për këtë javën kanë thirrur mbledhjen e ministrave të brendshëm të landeve, për të shqyrtuar krizën e valës së re të azilkërkuesve.

Mediat gjemane kanë bërë të ditur se komuniteti rom gjithnjë ka qenë problematik lidhur me lëvizjen e lirë në vendet e BE-së dhe se një problematikë e tillë ishte krijuar edhe me romët e vendeve tjera të Evropës Qendrore dhe Juglindore.
Shtuar më 15/11/2010, ora 11:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori