Koronavirusi ka “paralizuar” gjithë kampionatet në Europë, përvec njërit

Pas shpërthimit të koronavirusit, të gjitha stadiumet evropiane i ka kapluar heshtja dhe të gjitha garat futbollistike janë anuluar për momentin.

Ende nuk dihet se kur do të mund të shohim ndeshje të Ligës së Kampionëve, Premierligës, Serie A, La Ligës Bundesligës ose Ligue 1.

Megjithatë ka një vend të Evropë që nuk i ka ndalur garat, shkruan Indeksonline.

Vysheyshaya Liga e Bjellorusisë vazhdon garat rregullisht madje ndeshjet luhen edhe me praninë e tifozëve.

Në kohën e shkrimit të këtij artikulli, nuk ka vdekje të konfirmuara dhe vetëm 81 raste. Testi i parë pozitiv i tyre ishte më 28 shkurt.

Presidenti i Federatës së Bjellorusisë, Vladimir Bazamov ka këmbëngulur se nuk ka në plan ta anuloj garat pasi gjendja në këtë shtet është e mirë.

“Për çfarë arsye nuk duhet ta fillojmë? A është shpallur një gjendje e jashtëzakonshme në vendin tonë?” tha Bazanov.

“Nuk ka situatë kritike. Kështu që vendosëm që po fillojmë kampionatin në kohën e duhur”.

“Po, shumë ndeshje në Evropë janë luajtur pa spektatorë. Por kaq shumë tifozë mblidhen rreth stadiumit sa nuk ka kuptim ta mbyllim ndeshjen.”

Kujtojmë se në këtë ligë luan edhe futbollisti shqiptar, Azdren Llullaku, i cili ditë më parë kishte shprehur frikën e tij që e ka kapluar në këtë kohë.


Shtuar 25.03.2020 11:39