Ronald Koeman zbulon planin për një Barcelonë defensive

Ronald Koeman ka testuar dje skuadrën e Barcelonës.

Barcelona luajti kundër Gimnastic dhe mund të thuhet se dora e Koeman vërehej qysh në këtë ndeshje.

Me një formacion 4-2-3-1, Barcelona shënoi fitore 3:1 për debutimin e Ronald Koeman.

Pas ndeshjes, tekniku holandez dha disa komente lidhur me skemën e tij, duke potencuar se kjo mund të jetë më defensive sesa jemi mësuar ta shohim.

“Mund të jetë ndryshe, më defensive sesa kemi parë viteve të fundit, por objektivi është të lëvizim topin, ta mbajmë atë dhe të gjejmë hapësira mes linjeve dhe prapa mesfushorëve të rivalëve”, ka thënë Koeman.

“Mendoj se kjo skuadër mund ta bëjë atë, sepse kemi mesfushorë që pëlqejnë të luajnë ashtu”, shtoi holandezi.

Ousmane Dembele, Philippe Coutinho dhe Antoine Griezmann u regjistruan në listën e golashënuesve në fitoren e Barcelonës ndaj Gimnastic.


Shtuar 13.09.2020 11:50