Rivotimi tek "gjashta" / Gjithçka në duart e shqiptarëve
Rivotimi në njesinë e gjashtë zgjedhore, ka mundësi që të çojë në balotazh LSDM-në dhe VMRO-PDMNE-në. Kjo njësi zgjedhore është e populluar nga shumë shqiptarë, gjë e cila trego se shqiptarët do të vendosin për nëse LSDM-ja do të marrë apo jo një deputet nga VMRO-DPMNE-ja.

Në vendvotimin numër 2011, ku do të rivotohet, janë të regjistruar 714 votues. Që LSDM të marr deputet, nevojitet të bëhët dallim prej 304 vota më shumë se VMRO-DPMNE. Në rast që dallimi të jetë 303 vota, numri i votave do të ishte baraz, transmeton "Telegraf".

Kujtojmë se më 11 dhjetor në këtë vendvotim të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 404 votues.

VMRO-DPMNE fitoi 91 vota, LSDM 87, Besa 65, PDSH 64, BDI 53, Aleanca për shqiptarët 25.

MRO-DPMNE ka gjithsej 26.044 vota, LSDM 25.741, ndërsa BDI 40.546.

Rivotimi do mund ta ndryshonte rezultatin e përgjithshëm zgjedhor.

Pra, nëse LSDM fiton një deputet në llogari të VMRO-së, rezultati i mandateve do të ishte 50-50. /albeu.com/


Shtuar më 22/12/2016, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori