Shokon aktorja e “Harry Poter”: Doja që Boris Johnson të vdiste

Aktorja e “Harry Poter”, Miriam Margolyes, i ka befasuar të gjithë me deklaratën e saj të fundit.

Në talk show-n “The Lest Leg” që tani transmetohet online ajo u shpreh se kishte dashur që kryeministri britanik, Boris Johnson të vdiste nga koronavirusi.

Kur u pyet se çfarë mendimi kishte për mënyrën si e kishte trajtuar Londra pandeminë, ajo u përgjigj me tone të ashpra.

“Një turp, një skandal, e pata shumë të vështirë të mos e dëshirojë vdekjen e Boris Johnsonit”, u shpreh ajo.

Më tej, Margolyes shtoi se kur e mendoi më mirë, e kuptoi se sa keq tingëllon një dëshirë e tillë. “Nuk dua të jem ai lloj njeriu që dëshiron vdekjen e të tjerëve, ndaj urova që të bëhej më mirë. Por ndonëse kjo ndodhi vërtet, ai nuk u bë më mirë si qenie njerëzore”, ka shtuar aktorja. Pas kësaj pati reagime të forta kundra saj, por pati dhe nga ata që vlerësuan sinqeritetin e thellë të aktores.


Shtuar 9.05.2020 14:02