Presidenti i ri, PS propozim Kuvendit, ja data kur do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka firmosur sot kërkesën drejtuar Kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla, ku i kërkohet thirrja e Konferencës së Kryetarëve për fillimin e procedurës së zgjedhjes të Presidentit të Republikës.

Data e propozuar nga socialistët për mbledhjen e Konfrerencës së Kryetarëve është 29 Prilli, ndërkohë që zgjedhja e presidentit duhet të jetë kryer përpara datës 24 Maj.

Kujtojmë se për zgjedhjen e presidentit mund të votohet në disa raunde, pasi në 3 votimet e para duhet të ketë një dakordësi të gjerë për emrin, duke nënkuptuar votimin me shumicë të cilësuar./albeu.com


Shtuar 15.04.2022 12:07