Rinia e LR-PDSH në Strugë rizgjedh “formacionin” e vjetër
Sot në Strugë u zhvillua kuvendi i parë i rinisë së Lëvizjes për Reforma – PDSH, ku kryetar u zgjodh Gojart Kaba, i cili në këtë garë nuk kishte asnjë kandidat kundërshtar duke siguruar kështu vendin e kryetarit të Lëvizjes për Reforma.

Në kuvend ku morën pjesë te rinjtë e LR-PDSH nga Struga, foli edhe kryetari Ziadin Sela, si dhe kryetari i degës së Strugës, Syrja Rashiti të cilët konstatuan pozitën e vështirë të rinisë shqiptare në Maqedoni dhe u zotuan që të punojnë për ndryshimin e kësaj gjendjeje duke kërkuar kështu mbështetjen e rinisë.

Gojart Kaba i cili kohë më parë ishte edhe kryetar i rinisë së PDSH-së në këtë qytet i ka falenderuar të rinjtë për besimin që i kanë dhënë atij duke e rizgjedhur edhe në krye të reformistëve, duke premtuar se ai bashkë me të rinjtë e tjerë do të qëndrojnë pas kryetarit Sela për t’i dhënë mbështetjen për ndryshimet e mëdha që duhet të pasojnë në spektrin politik dhe shoqëror për shqiptarët e Maqedonisë. /albeu.com/

Shtuar më 22/10/2016, ora 18:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori