Rinia e LR-PDSH: Ahmeti dhe Xhaferri të flasin për zyrat e “Telekomit” që i shfrytëzon BDI!
Në një konferencë për media, të mbajtur son në selinë e LR-PDSH në Tetovë, rinia ka kërkuar prononcim pulik të Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit në lidhje me aferën "Magjar Telekom".


Ja deklarata e plotë:

Idealet e luftës u kthyen në ideale korrupsioni nga binomi udhëheqës i BDI-së. Këtë e vërteton jo vetëm pasuria milionëshe që disponojnë ata bashkë por edhe vërtetësia e aferës “Telekom” ku në gjyqin e Nju Jorkut përmenden si mitmarës Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferri. Ndërlidhja e tyre me Telekomin vërtetohet edhe me raste të tjera.

Psh: Zyrat e BDI-së janë të vendosura pikërisht në objektin e Telekomit. Gjithashtu, po të hulumtohet në shërbimet kadastrale, fletëpronësia e ndërtesës së “Nard Komit” ndërtesë kjo e kompanisë “Telekom” është e një personi të afërt të tyre, përmes të cilit këta dy i lidhin bizneset e përbashkëta.

Pra në emër të gjithë rinisë, bëjmë pyetje publike Ali Ahmetit dhe Musa Xhaferrit se nga i morën këto ndërtesa? Pasi që ata zotohen se punojnë në të mirë të shqiptarëve, kërkojmë një prononcim publik për këtë aferë të madhe korruptive, që të sqarohet deri në detaj. Këtë e kanë obligim ndaj votuesve dhe ndaj gjithë shqiptarëve. /albeu.com/
Shtuar më 18/09/2015, ora 14:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori