Rinia e BDI ironizon me Thaçin
Të rinj të Bashkimit Demokratik për Integrim kanë ironizuar me kryetatrin e PDSH-së, Menduh Thaçi.

Ata kanë improvizuar një skenë dhe kanë ironizuar me deklaratën e Thaçit se "qoftë edhe me një deputet, PDSH do të jetë në qeveri".

“Partia me emrin 'Më e madhe -me një deputet', shpall sot konkurs për ministra. Tre nga kriteret kryesore të konkurrimit, janë: kandidati si dhe kryetari të ketë humbur në të gjitha ciklet e zgjedhjeve, (ky është kusht i domosdoshëm, përparësi ka ai që ka humbur në lagjen ose fshatin e tij).", kanë thënë ndër të tjera të rinjtë.

Më tej, të rinjtë janë shprehur se kriteret e tjera për ministër janë që ata ti jenë besnik kryetarit dhe mos ia bëjnë fjalën dysh, si dhe ministrat të menxhojnë edhe pasurinë që grumbullon kryetari i partisë. /albeu.com/

Shtuar më 24/04/2014, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori