Rindizet lufta mes klanit të Gashit dhe atij të Kasamit për "Besën"
Procesi gjyqësor për atë se kujt i takon Lëvizja Besa do të nisë nga fillimi.

Gjykata Apelit ka pranuar ankesën e krahut të Afrim Gashi duke hedhur poshtë kështu vendimin e shkallës së parë në Gjykatën Shkupi II.

Alsat raporton se rezulton që ankesat e Gashit për emrin e partisë dhe adresën në të cilën aktualisht ndodhet Besa e Kasamit pranohen.

“Ndërpritet vendimi i Gjykatës Themelore Shkupi II nga data 26 tetor 2018. Lënda kthehet në shkallën e parë për procedim dhe vendim” – theksuan nga Gjykata Apelit

Autenticitetin e dokumentit dhe vendimit e ka konfirmuar edhe vetë gjykatësi i lëndës Amir Abdullai.

Në shpjegimin e Apelit thuhet se vendimi i cili njeh Lëvizjen Besa në Regjistrin Qendror dhe me adresë përballë Komunës së Çairit hidhet poshtë si i pabazë. Vendimi i marrë më 10 janar 2019 duhet nënshkruar nga trupi gjykues dhe të shpallet në sistemin AKMIS.

Kjo do të ndodhë në javën e ardhshme, kur edhe palët pritat ta pranojnë vendimin. Kontesti gjyqësor mes Afrim Gashit dhe Bilall Kasamit filloi pasi palët u përçanë në grupe si pasojë e mosmarrëveshjeve për kryesimin e partisë.

Krahu i Gashit për shkak të rezultatit zgjedhor kërkoi përgjegjësinë e Kasamit dhe dorëheqjen e tij. Pas marrjes së zyrave të partisë, Besa mbajti dy kongrese. E para zgjodhi Gashin për kryetar ndërsa e dyta rizgjodhi Kasamin si të parin e partisë.

Përçarja fillimisht reflektoi tek grupi parlamentare, ndërsa më pas krahu i Gashit me tre deputet u bë pjesë e shumicës parlamentare.
Shtuar më 01/02/2019, ora 17:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori