Kush e ka radhën? Një tjetër shtet i trembet pushtimit rus: Putin nuk do të ndalet

Teksa lufta në Ukrainë është në ditën e saj të dhjetë, një tjetër shtet i trembet një pushtimi të mundshëm rus.

Presidenti i Lituanisë, Gitanas Nauseda, në një takim me sekretarin e Shtetit Amerikan Antony Blinken është shprehur se dështimi për të ndaluar agresionin rus në Ukrainë, do të çojë në një konflikt global.

Ai u shpreh se Perëndimi e ka detyrim ta ndalë tani Rusinë, pasi në të kundërt e gjithë bota rrezikon nga gresioni rus.

“Vërtet mendoj në të gjitha mjetet, nëse duam të shmangim Luftën e Tretë Botërore. Zgjedhja është në duart tona”, është shprehur ai.

Ndërkohë kujtojmë se Lituania, vend anëtar i NATO-s, ka dërguar ndihmë ushtarake në Ukrainë dhe ka mirëpritur disa refugjatë ukrainas qëkur ka filluar pushtimi i saj nga Rusia, më 24 shkurt./albeu.com/


Shtuar 7.03.2022 11:03