Rikthehet pas shumë vitesh përfaqësimi i shqiptarve në Manastir
Pëlqej
Në qytetin e Manastirit koalicioni i partive shqiptare BDI – Lëvizja BESA dhe Aleanca për Shqiptarët kanë arritur të fitojnë një këshilltar komunal.

Bëhet fjalë për kandidatin dhe bartësin e listës së këshilltarëve, Burim Qerimi.

Kjo listë koalicioni me mbi 1500 vota ka siguruar një mandat këshilltar dhe që do të jetë zëri i shqiptarëve në këtë komunë. Sipas Qerimit, pavarësisht pengesave që u kanë dalë përpara, ata kanë arritur qëlllimin, që të inkuadrojnë një shqiptar.

“U bashkuam me një qëllim, për të unifikuar votën shqiptarë në qytetin tonë, dhe për të fituar atë që na takon.

Të nderuar dhe të respektuar bashkëqytëtarë, votues dhe simpatizantë të koalicionit Për Manastirin. Me durim , besueshmëri , përkushtim dhe sakrificë nisëm bashkë rrugëtimin për të fituar vende në Këshillin e Komunës. Synonim të jemi më shumë , por ja që nuk ja arritëm.

Patëm pengesa por nuk na zmbraptën. Përkundrazi ,pengesat na kalitën dhe na dhanë forcë për të ecur drejt synimeve dhe sukseseve të përbashkëta . Unë ju siguroj që detyrën e këshilltarit do ta ushtroj me përkushtim dhe do t ju mbtem besnik votuesve të mi, do të jem në shërbim të tyre . Do të punoj për mirëqenien e popullatës sonë dhe do të mundohm të përligj vullnetin e votuesve në kuadër të mundësive. JU falemnderit nga zemra për mbështetjen !”, ka shkruar këshilltari Burim Qerimi.


Shtuar më 17/10/2017, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori