Rihapet aeroporti i Shkupit pasi avioni ngeci në borë
Aeroporti i Shkupit nga ora 22:45 minuta është mbyllur për qarkullim, pasi që një aeroplan i kompanisë “Germania” tip Airbus 321 me rreth 200 udhëtarë, para fluturimit për në Zyrih është bllokuar në borë.

Siç informoi kryetari i Këshillit drejtues dhe drejtori i M-NAV, Nikollçe Taseski për MIA-n, për momentin ka përfunduar operacioni për zhbllokimin e aeroplanit me ndihmën e automjeteve të posaçme.

“Në aeroplan nuk ka udhëtarë të lënduar dhe dëmtime fizike. Kompania e ka anuluar fluturimin dhe pritet të realizohet gjatë ditës së sotme”, theksoi Taseski.
Shtuar më 26/01/2019, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori