Riemërtimet në Çair, Neziri kundër Kralev
Lidhur me situatën me riemërtimin e shkollave në Çair, zv/ministri i Arsimit Safet Neziri sot kërkoi nga të gjitha palët përmes marrëveshjes së përbashkët të kontribuojnë për zgjidhjen e situatave.

"Sipas ligjit për decentralizim, themelues të shkollave janë komunat dhe nga shkollat në Çair kohë më të gjatë ka pasur më shumë kërkesa nga ana e prindërve, arsimtarëve, këshillave e të tjerë për riemërimin e tyre, ashtu që unë i kuptoj kërkesat e tyre. Ne si Ministri dhe institucionet duhet ta menaxhojmë situatën dhe t'i tejkalojmë problemet. Mendoj se duhet të ulemi dhe të bisedojmë, në të njëjtën të shfaqet kujdes nga të gjitha palët me deklarata dhe qëndrime, e jo të ndërmerren masa radikale", tha zv/ministri Neziri.

Ditë më parë, sapo Komuna Çair mori vendimin për riemërtimin në shqip të 4 shkollave, erdhi menjëherë reagimi i minsitrit të arsimit Pance Kralev, i cili kërcënoi se do të merren ndëshkime për ata që kanë marrë një vendim të tillë. /albeu.com/
Shtuar më 03/09/2012, ora 16:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori