Richard Hovit kontrollon sallën e "24 Dhjetorit"
Raportuesi për Maqedoninë në Parlamentin Evropian, Richard Hovit takoi sot Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë Trajko Veljanovski dhe anëtarët e Përhershëm të Komisionit anketues për të drejtat dhe liritë e njeriut.

Duke udhëhequr delegacionin e Nënkomitetit të PE-së për të drejtat e njeriut, Hovit vizitoi edhe sallën plenare ku ndodhën ngjarjet e 24 dhjetorit.

Hovit gjatë vizitës së tij theksoi se qëllimi i tij parimor nuk janë ndodhitë e 24 dhjetorit dhe kërkoi nga deputetët që të referojnë në punën e Komisionit të përhershëm anketues për të drejtat dhe liritë e njeriut, ndërsa për qëndrimet e tij do të shprehet në konferencën për shtyp e cila do të mbahet gjatë ditës së nesërme. /albeu.com/




Shtuar më 14/02/2013, ora 14:25

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori