RFI: Maqedonia dëshiron ta evitojë "mengenenë" greke
Radioja Ndërkombëtare Franceze , RFI, me titullin "Maqedonia dëshiron ta evitojë "mengenenë" greke ", ka analizuar vizitën e përfaqësuesit të posaçëm të KB-së Methiew Nimiç në Athinë dhe Shkup.

Radioja franceze publikoi në faqen e saj në internet një artikull ku thuhet se udhëtimi i Nimiç është me qëllim relaksimin e negociatave midis dy vendeve lidhur me çështjen për emrin.

Maqedonia për shkak të kundërshtimit të grekëve, thuhet në artikull, nuk po arrin të bëhet anëtare e NATO-s, e as madje t'i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.

RFI rikujton se Maqedonia u pavarësua në vitin 1991 dhe se është ballafaquar menjëherë me armiqësinë e Greqisë.

"Athina e kundërshton emrin e shtetit të ri, flamurin e saj dhe pjesë të Kushtetutës dhe e gjithë kjo për shkak të karakterit helen të mbretërisë antike Maqedonia, e cila ndodhej nga të dyja anët e kufirit të sotëm. Maqedonia, nga ana e saj, e ndryshoi flamurin pas marrëveshjes së arritur në Nju-Jork në vitin 1995, por Greqia e bllokoi inkuadrimin e saj në NATO në vitin 2008. Për këtë vendim Greqia është dënuar nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë", thuhet në artikullin e RFI-së.
Shtuar më 08/01/2013, ora 17:23

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori