Rezultatet paraprake, shumica e komunave shkojnë në raundin e dytë
Zgjedhjet më 15 Tetor do të jenë vendimtare për numrin më të madh të komunave në Maqedoni.

Nëse shikohet numri i paraqitur i kandidatëve vihet re se në shumë komuna ka vetëm nga dy kandidatë, ku rriten shanset që të zgjidhet që në raundin e parë.

Për këtë duhet që të sigurojë 50% të votave dhe një votë më shumë.
Kjo është e theksuar më shumë në komunat në Shkup, sikur në Aerodrom, Kisella Vodë, në komunën Qendër dhe në Karposh ku ka nga dy kandidatë poashtu edhe në Prilep, Shtip, Berovë, Gjevgjeli, Demir Kapi, Dellçevë, Kërçovë, Strumicë, Kratovë, Kriva Pallankë, Makedonska Kamenicë, Resnje, Sveti Nikollë dhe në njëzet komunat më të vogla.

Rreth të dytë me siguri do të ketë në qytetin e Shkupit ku ka 8 kandidatë.

Situata e njëjtë është edhe në komunat me banues shqiptarë. Rekorder është Gostivari me 7 kandidatë për postin e kryetarit të komunës, në Strugë, Çair, dhe Dibër kanë nga 6, ndërsa në Tetovë dhe Kumanovë nga 5.

Këtu i pari i komunës do të dihet më 29 Tetor.
Në rrethin e dytë për kryetarë komune do të zgjedhjet ai kandidat i cili do të fiton shumicën nga votues e dalë në zgjedhje.



Shtuar më 15/10/2017, ora 18:30

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori