Rezultatet paraprake, Sela prin bindshëm në Strugë
Nga rezultatet paraprake deri më tani mësohet se Sela po prin bindshëm në kutitë e hapura në Strugë.

Burime të albeu.com bëjnë me dije se kandidati i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela është në udhëheqje të bindshme në fshatrat e komunës së Strugës, kundrejt Ramiz Merkos të BDi-së dhe Lavdrim Elmazit të Lëvizjes Besa, të cilët tani për tani janë të barabartë.

Garën mund ta vendosin votat e qytetit, prej ku ende nuk ka informacione zyrtare. /albeu.com/



Shtuar më 15/10/2017, ora 20:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori