Rezistojnë nacionalistët në Greqi, përpjekje të kota për të bllokuar marrëveshjen
Incidente të vogla kanë ndodhur mbrëmë para sallës koncertale në Selanik ku është mbajtur manifestimi për shënimin e Ditës ndërkombëtare të Holokaustit në përkujtimin e viktimave të Holokaustit ku mori pjesë presidenti grek Prokopis Pavlopulos, kur një grup i qytetarëve të cilët kanë protestuar kundër Marrëveshjes së Prespës kanë tentuar ta shpërthejnë kordonin e policisë, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Sipas mediave lokale, qytetarët e mbledhur, me flamuj grekë kanë brohoritur slogane kundër marrëveshjes së Prespës dhe kundër presidentit grek, por edhe se “Maqedonia është greke”.

Sipas mediave të Selanikut, presidenti grek, në sallën koncertale ka hyrë nga dera e pasme.

Policia ka arrestuar dy persona.


Shtuar më 28/01/2019, ora 12:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori