Rexhepi: Shteti diskriminon myslimanët
Shteti diskriminon myslimanët në Maqedoni. Kjo është deklarata që ka shprehur sot kreu i Bashkësisë IslameMaqedoni, Resi Ul Ulema Sulejman Efendi Rexhepi. Këto komente, Rexhepi i bëri në takimin e rregullt të bashkësive islame të Ballkanit I cili po mbahet në Edrene të Turqisë.

“Askush në rajon më shume se ne, muslimanët e Maqedonisë, nuk e ndjenë diskriminimin shtetëror. Pothuajse jemi bërë imun ndaj politikave diskriminuese shtetërore. Ne kemi një amanet: sa më shumë të angazhohemi për mirëqenie dhe për zhvillim në të gjitha poret e jetës, për të gjithnjë njësoj. Kjo është motoja e veprimeve tona, sepse vetëm kështu do të jemi zbatues të denjë të porosive kuranore, do të jemi të devotshëm në praktikimin e porosive të Muhamedit a.s.”,, deklaroi Rexhepi.

Pjesëmarrëset nga të gjitha trevat ballkanike kanë diskutuar mbi situatën dhe pozitën e muslimanëve në këtë Gadishull, si dhe mbi nevojën imediate për ta përcjellë dhe kultivuar fenë e pastër.

Gjatë takimit është folur edhe për nevojën e bashkëpunimit të ndërsjellë me bashkësitë e tjera fetare, në funksion të përforëcimit të bashkëjetesës dhe të paqes për të gjithë, pa dallim përkatësie etnike e fetare. /albeu.com/
Shtuar më 15/01/2015, ora 12:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori