Rexhepi: Shqiptarët nuk duhet të shkojnë në Siri dhe në Irak
Pëlqej
Kryetari i Bashkësisë Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi thotë se shqiptarët, besimtarët myslimanë shqiptarë, por edhe më gjërë në Ballkan janë keqpërdorur lidhur me pjesëmarrjen në luftërat e Irakut apo të Sirisë.

"Atje po bëhet një luftë e përgjakshme vëllavrasëse dhe nuk mund të arsyetohet pjesëmarrja e shqiptarëve në atë konflikt. Njerëzit ende nuk e kanë kuptuar se çdo të thotë të mbrosh vatanin. Ka një thënie të profetit Muhamed se: ‘të duash Vatanin, të duash Atdheun është pjesë e besimit, është pjesë e imanit të një besimtari mysliman’. Mirëpo këtu nuk është në pyetje ajo që dikush vullnetarisht të përfshihet në një konflikt luftarak me synim të mbrojtjes së vatanit dhe nëse eventualisht bie viktimë në atë front të konsiderohet për shehid. Kjo është shumë gabim. Unë kam reaguar gjithmonë dhe ua kam tërheqë vërejtjen atyre për të cilët mendoj se po bëjnë frymëzimin e të rinjve për të shkuar në atë luftë. Nuk mund të jetë shehid (dëshmor) një njeri i cili ka shkuar prej këtu në një luftë civile të ndezur nga pozita dhe opozita ”, tha Rexhepi.

Sulejman Rexhepi ka sqaruar se organizatat që luftojnë në Siri dhe në Irak, si ISIS në fakt nuk kanë të bëjnë aspak me islamin, por janë kryekëput terroriste. /albeu.com/

Shtuar më 17/08/2014, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori