Rexhepi-priftërinjëve kundër gjuhës shqipe: A do e rrokë Xhoni pushkën?
Së fundmi, në protestat kundër gjuhës shqipe në Maqedoni, i janë bashkuar edhe priftërinjtë, gjë e cila ka bërë që Bashkësia Fetare Islame të reagojë.

Reagimi

"A do e rrokë Xhoni pushkën?

Me keqardhje po konstatoj se në tërë këtë hallakamë që po mbretëron ndër ne, pa takt dhe pa konsideratë për pasojat që mund të shkaktohen nga paraqitjet e tyre, kanë filluar të defilojnë në skenë edhe priftërinjë, obligimi i të cilëv është të shuajnë zjarre dhe jo t'ju fryejnë.

E kam me Agatangell i cili nëpër 'protesta' po merret me ambasadorët e huaj, po e mbronërrezikun e imagjinuar nga shkatërimi i unitaritetit, po idel krah Presidentit të shtetit për veprimet jo logjike që po i bën.

Janë këto punë që kursesi nuk itakojnë një klerikut, qoftë ai edhe zyrtar i KOM-it aq shumë të përkrahur nga pushtetit aktual.

Unë vetëm dua t'i përkujtoj se në këto hapësira kemi qenë dëshmitarë të keqpërdorimit të shpeshtë të fesë nga politika.

Por, kursesi nuk mund të mbetem inferior ndaj 'matematikave' tëçoroditura të këtij zyrtari të lartë të KOM, lidhur me përqindjen e shqiptarëve në Maqedoni.

Ai po thotë: 'Po kërkojnë dygjuhësi dhe kantonizim ata që s'janë as 15%…', njësoj sikur do qarqe antishqiptare e antimuslimane në vend të cilat po e përhapin këtë tezë një kohë më të gjatë.

Ajo përqindje e dëshiruar nga Agatangell, me numra po i bie diku rreth treqindmijë shqiptarë, mos qofsha i gabuar!?" ka shkruar Sulejman ef. Rexhepi.
Shtuar më 09/03/2017, ora 14:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori