Rexhepi: Është e pafalshme nëse na kanë përgjuar
Kreu i Bashkësisë Fetare Islame, Sulejman Raxhepi ka dënuar përgjimin e 20 mijë qytetarëve të vendit dhe drejtuesve fetarë përfshirë edhe vetë atë në aferën e fundit të cilën e denoncoi opozita në vend.

Rexhepi thotë se nëse dëshmohet si e vërtetë, këtë ofendim nuk do t’ia falë kujtdo që e ka bërë, përfshirë këtu edhe kryeministrin Gruevski.

“Ne, si parim, pozicioni jonë është se ne me atë akt jemi të qëlluar dhe jemi shumë thellë të ofenduar. Sepse vetëm përgjimi të bën të dyshimtë. Praktikisht del se BFI qenka subjekt i dyshimtë dhe si i tillë duhet të përgjohet. Nëse me të vërtetë jemi përgjuar nuk ja falim askujt. Tash kush e ka bërë do të shihet. Kur them finalizimi procesit, duhet të shkojë puna deri në fund dhe nëse me të vërtetë dalim se kemi qenë të përgjuar ne atë nuk jemi të gatshëm me ja falë askujt, pa marrë parasysh kush më ka përgjuar, Zaevi, Nikolla Gruevski apo Sulejman Rexhepi”, deklaroi Sulejman Rexhepi, kryetar i Bashkësisë Fetare Islame. /albeu.com/
Shtuar më 19/02/2015, ora 15:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori