Rexhep Qosja promovon "Dëshmitar në kohë historike"
Pëlqej
Në nder të 78-vjetorit të akademikut Rexhep Qosja në Prishtinë u bë promovimi i Ditarit me katër vëllime të titulluar "Dëshmitar në kohë historike", si dhe u shfaq një dokumentar i titulluar "rilindasi i kohës sonë".

Në librin e Qoses trajtohen ngjarje, dukuri, fenomene, letrare, shkencore, politike, artistike e shoqërore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoni, por edhe në botë.

Në Ditarët shfaqet këndvështrimi personal i Qoses lidhur me ngjarjet të kohës të cilat ai i ka jetuar, që nga viti 1968 e deri në ditët tona. /albeu.com/


Shtuar më 25/09/2014, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori