Revoltohen femrat e BDI-së
Në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, ata që kanë reaguar kanë qenë femrat brenda këtij subjekti politik.

Reagimi i tyre lidhet jo vetëm me faktin se në qeveri nuk ka asnjë ministre femër, por edhe me faktin se vetëm 3 femra janë pjesë e Kryesisë Qendrore të BDI-së nga 33 anëtarë të kësaj kryesie.

“Nuk e kemi të qartë se pse BDI e lëshoi praktikën pozitive për afirmim të pozitës së gruas, që e dëshmoi me kandidimin e një femre për kryetare të komunës më të madhe shqiptare në Maqedoni”, kanë reaguar femrat e BDI-së, njoftojnë burime partiake për “Lajm”.

Ata janë ankuar edhe se ndaj kundërshtimeve të tyre nuk ka asnjë lloj reagimi të kryetares së Forumit partiak të Gruas. /albeu.com/




Shtuar më 11/06/2014, ora 14:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori