E FUNDIT/ Kapen 200 kg kokainë në Elbasan
Reshjet nxjerrin në pah probleme të mëdha me kanalizimet në rrethinat e Tetovës
Reshjet e reja të shiut sërish shkaktuan dëme në Poroj të Tetovës, duke lënë të ndarë fshatin në gjysmë, shkaku i rrënimit të urës së vogël që lidh të dy anët.

Kjo është hera e tretë me radhë që brenda tre viteve, ky fshat përmbytet ndërkohë që pushtetarët edhe pse vazhdimisht kanë premtuar se do të marrin masa për vendosjen e digave me qëllim mbrojtjen e fshatit nga përmbytjet e reja, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Banorët shprehen të revoltuar nga premtimet e parealizuara.

“Pesëqind herë na kanë mashtruar, secilën herë na kanë mashtruar. Gjashtë hektar mi ka dëmtuar lumi parvjet, asnjë denarë ende skano dhënë”.

“Që kur kam lindur unë këtu në Poroj na kanë mashtruar, lartë nuk kanë bë asgjë hiç. Sa herë që resh ne krejt në rrugë dalim ikim”.

Pa përmbytjeve të fundit ekipi i sektorit për veprimtari komunale e ka rikthyer urën e improvizuar në gjendjen e mëparshme, ndërsa për digat, topin e hedhin tek Qeveria.

“Disponimi jonë është rregullimi i kësaj një herë e përgjithnjë, dhe presim sa më shpejtë që nga ana e Qeverisë të merret seriozisht kjo punë, sepse është në pyetje jeta e banorëve” tha Arsim Nuredini, sektori për punë komunale, shkruan Alsat.

Kryeministri Zoran Zaev në disa raste pati premtuar zgjidhjen e shpejtë të problemit me digën në Porojit, por akoma nuk ka asnjë masë konkrete.

“Tanimë kemi aplikuar, pra projekt-dokumentacioni me ndihmën e ambasadës së Zvicrës janë bërë, që të mund të sigurohet atje zgjidhje afatgjate, rregullim komplet me gjitha kaskadat që duhet të bëhen për ta mbrojtur Porojin. E dini asokohe intervenuam me para direkt nga buxheti por procedura e projekteve kryesore është procedurë që shkon me muaj e ndonjëherë edhe me vite” deklaroi kohë më parë Zoran Zaev, kryeministër.

Por edhe përkundër këtyre premtimeve, realizimet, nuk janë ende askund. Ndërkohë që, edhe pas tre vitesh, ka ende fusha të dëmtuara që nuk janë dëmshpërblyer.

Për mbrojtjen e fshatit Poroj nga përmbytjet, autoritetet përmes UNDP-së kanë aplikuar për projekt për digat, por sipas Qeverisë akoma vazhdon përpunimi i dokumentacionit teknik.
Shtuar më 18/06/2019, ora 15:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori