Reshjet e dendura të shiut bllokojnë qarkullimin
Rreshjet intensiveshiut që kanë përfshirë gjithë vendin ditën e sotme kanë vështirësuar qarkullimin.

Nga Enti për punë Hidrometeorologjike njoftojnë se mot i paqëndrueshëm pritet të shoqërojë gjithë javën e ardhshme.

Në veçanti të hënën do të ketë shira të rrëmbyeshëm, vetëtima si dhe me erëra të fuqishme. Rreshje më intensive do të ketë në jug dhe perëndim të vendit ku do të ketë edhe breshër.

Të martën dhe të mërkurën do të jetë më freskët me reshje të kohëpaskohshme të shiut kryesisht gjatë orëve të pasdites, ndërsa kushtet për mot jostabil do të jenë më të vogla. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2018, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori