Rritet numri i të prekurve nga COVID 19 në Maqedoninë e Veriut, mes të infektuarëve edhe mjekë

Ka shkuar në 31 numri i të prekurve me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut ka bërë të ditur se 10 pacientë janë testuar ditën e djeshme më 17 mars dhe 5 prej tyre kanë rezultuar pozitivë me koronavirusin.

Pozitive është gruaja e pacientit tashmë të diagnostikuar nga Shkupi dhe 4 pjestarë të stafit shëndetësor, dy mjekë dhe dy infermiere nga Dibra.


Shtuar 18.03.2020 09:41